Partia Demokratike ka sjellë shqetësimin e familjes së Valbona Ramës në Njësinë 4, e cila shprehet se pavarësisht faktit se ekspertët e kanë vlerësuar si të pabanueshme shtëpinë e saj të dëmtuar nga tërmeti, shteti nuk i ka dhënë asnjë ndihmë.
?Jam ankuar për shtëpi te Bashkia, Është e pabanueshme tha shtëpia, nuk banohet këtu tha. kanë thënë që do ta rregullojmë, më thanë që do të japim dhe bonus, nuk më kanë dhënë as ndihma, asnjë gjë s?po bëhet. Te kjo shtëpia e kalbur që është nga tërmeti. Kam një vit. unë kam hall se do fillojnë shirat tashi, se erdhi dimri edhe do pikojë gjithë shtëpia edhe ku do rri me gjithë kalamajtë, nuk e di?, u shpreh Valbona Rama.
Por Bashkia e Tiranës i hedh poshtë pretendimet e familjes Rama, ndërsa akuzon Bashkinë e Tiranës se po përdor fatkeqësinë e qytetarëve për politikë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat Bashkia shprehet se familja e Shpëtim dhe Valbona Ramës është ndihmuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, si në rastin e tërmetit të 21 shtatorit, ashtu edhe të 26 nëntorit 2019.
Ajo ka publikuar edhe dokumentat që sipas saj vërtetojnë se pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit, familja Rama ka përfituar një dëmshpërblim prej 296 mijë lekësh.
Gjithashtu sipas bashkisë kjo familje është përfituese e dëmshpërblimit edhe për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/